-sidi education-spot_img
23.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy fëmijë lëndohen në çerdhe dhe kopsht në Tiranë

Kryesoret

Policia dhe prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për dy raste ku dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç janë paraqitur për ndihmë në spital dhe që sipas prindërve janë dëmtuar duke luajtur në çerdhe dhe kopsht.

Vogëlushja 2-vjeçare është dëmtuar në krah, kurse 4-vjeçari nuk specifikohet nga policia. Gjithashtu nuk sqarohet nëse kopshti dhe çerdhja janë private apo publike.

“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtur me një bashkëmoshatar në një kopsht në rrugën “Peti”.

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim” thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë, konkretisht në 1 Nëntor një vajzë 3-vjeçe theu këmbën në rrethana ende të paqarta në një kopsht privat në Tiranë ndërsa edukatorja shfaqej në një video duke e qëlluar me vizore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit