-sidi education-spot_img
23.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizte i armatosur me fishekun në “gojë”!

Kryesoret

32-vjeçari me iniciale F.N. ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke lëvizur në qytetin e Rrëshenit i armatosur me pistoletë me fishek në fole të gatshme për qitje.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, vëllezër, të dy banues në Rrëshen, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje.

Armët dhe municioni janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit