-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja për emigrantët, Scholz: Po e shqyrtojmë çështjen nga afër

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz, nga një konferencë në Malaga të Spanjës, ka deklaruar se ishte i gatshëm të shqyrtonte marrëveshjen e Italisë dhe Shqipërisë, për dërgimin e emigrantëve të shpëtuar nga italia në detin Mesdhe, në Shqipëri.

“Shqipëria do të jetë shumë shpejt, sipas mendimit tonë, anëtare e BE-së, duke lënë të kuptohet se po flasim për çështjen se si mund t’i zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet brenda familje së BE-së. Marrëveshje të tilla, janë të mundshme dhe ne të gjithë do t’a shikojmë këtë nga afër,” tha ai.

Nevoja për një politikë të qartë evropiane të migracionit, sipas Scholz, është “të korrigjohen gjërat që nuk kanë qenë të drejta në të kaluarën (dhe) të krijohet një mekanizëm solidariteti në mënyrë që jo çdo vend i vetëm të përpiqet të përballojë sfidat i vetëm.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit