-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E zhdukur prej 3 javësh, kush është e dashura misterioze e Putin, pse po fshihet në pallatin perandorak

Kryesoret

Për thuajse tre javë rresht, pas thashethemeve se presidenti rus Vladimri Putin ishte ndarë nga jeta, e dashura e tij që prej kohëve të gjimnazit nuk është parë më në publik.

E ashtuquajtura “Zonja e Parë” e Rusisë, 40-vjeçarja Alina Kabaeva, gjithnjë ka bërë një jetë misterioze, por muajt e fundit dyshohet se i ka kaluar e izoluar brenda pallatit të fshehtë të Putin.

Që prej vitit 2008, ajo ishte objekt i spekulimeve të vazhdueshme se ajo është e dashura sekrete e Putinit dhe nëna e fëmijëve të tij më të vegjël.

Megjithatë, daljet e saj publike u ndërprenë pikërisht në javën e fundit të tetorit, e cila përkoi pikërisht me ditën kur u përhapën thashethemet se Putin kishte pësuar një atak në zemër.

Dalja e saj e fundit, ishte ajo pranë Akademisë së saj të Gjimnastikës, një bazë elitare për trajnimin e yjeve të së ardhmes.

Pas turneut ndërkombëtar të mbajtur nga kjo Akademi më 22 tetor, daljet e saj u eliminuan.

Ajo u pa e veshur me një xhaketë të bardhë dhe duke prerë një tortë të madhe për të shënuar fundin e konkursit.

Edhe pse mungesa të gjata ka patur edhe herë të tjera, kësaj radhe ajo çka përbën mister është fakti se përse ndodhi pikërisht në ditën kur thashethemet u përhapën edhe për humbjen e presidentit rus.

Pretendimet në Telegram, General SVR, ishin se lideri rus kishte vdekur në pallatin e tij ‘Valdai’, në veri të Moskës, ku Alina pretendohet se jeton me fëmijët e tyre.

Nga i njëjti kanal thuhet se tashmë njerëzit e Putin po trajnohen se çfarë duhet të thonë për publikun./ The Sun

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit