-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dua Lipa: Albumi i ardhshëm, shumë personal dhe romantik

Kryesoret

Dua Lipa ka zbuluar se albumi i saj i ardhshëm është shumë personal dhe ka të bëjë me romancat dhe nëse një i dashur është i vërtetë apo jo.

Artistja është në lidhje dashurie me partnerin aktual Romain Gavras 42 vjeç që nga fillimi i vitit dhe ishte më parë në një lidhje disavjeçare me modelin Anwar Hadid.

“Është më shumë për ndjenjat e ndryshme dhe emocionet që ti ke gjatë kohës që je beqar,” tha ajo për US Radio.

“Është gjithashtu që të kuptosh. Ti e kupton se çfarë dëshironi, çfarë keni nevojë dhe çfarë meriton. Kjo kalon nga faza e zbulimit të beqarisë në një marrëdhënie potencialisht të re,” tha Dua.

“Pastaj janë ditët e para dhe të shohësh të vërtetën pas dikujt – nëse ata janë të vërtetë apo jo. Ose kush janë ata,” shprehet këngëtarja.

Dua arriti famë me albumin e saj debutues, “Dua Lipa dhe me atë të fundit, “Future Nostalgi”, i cili sapo ka tejkaluar shifrën e 10 miliardë klikimeve.

Ylli i pop-it ka kaluar orë të tëra në studion muzikore mes regjistrimeve dhe turneut botëror.

Dua shpreson të publikojë muzikë të re para fundit të vitit 2023 dhe shefat e kompanisë së saj diskografike po përpiqen dëshpërimisht të sigurojnë që regjistrimet për “LP”-në e shumëpritur të jenë të sigurta pasi një këngë për të cilën ajo ka punuar më parë me Pharrell Williams u lansua ilegalisht.

Një person i brendshëm i muzikës tha për The Sun: “Albumi i tretë i Duas është vërtet personal për të dhe ajo ka qenë e pranishme në çdo hap”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit