Policia greke ka arrestuar shqiptarin Marjan Lisi të shpallur në kërkim për veprat penale vrasje në tentativë, grabitje dhe mosbindje.
Shqiptari akuzohet se ka kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Spata të Athinës në datën 10 shtator të këtij viti, ndërsa në të njëjtën ditë qëlloi me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë por pa i shkaktuar plagë.
Sipas policisë helene, Lisi u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur Vari në periferi të Athinës.