Zbardhen detaje të reja nga ngjaja e rëndë e vogëlushes 2-vjeçe e cila u dërgua në spital e djegur me cigare, ku u evidentua fakti se plaga nuk ishte trajtuar për ditë me radhë duke u fshehur.
2-vjeçarja u dërgua në QSUT më 15 Nëntor nga e halla e saj. Shenjat e djegieve me cigare rezulton se i jenë bërë të paktën një javë para se të dërgohej për mjekim. Sipas dëshmive, paraprakisht nga hetimet ka rezultuar se shenjat i janë shkaktuar nga vëllai i saj 9-vjeç.
Djali është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe ka pranuar se ai është shkaktari i shenjave. Në pyetje janë marrë edhe halla dhe prindërit e vajzës. Autoritetet kanë kryer 2 ekspertiza mjeko-ligjore, e para për të përcaktuar nga çfarë janë shkaktuar shenjat, që ka rezultuar nga cigarja dhe e dyta mundësia e një abuzimi seksual të mundshëm.
Pas ekspertimit ka rezultuar që vajza nuk është dhunuar seksualisht. Agjentët e Komisariatit Nr. 4 po përgatisin dokumentacionin për përcjellen e rastit te shërbimi social për heqjen e të drejtës së prindërimit. Familja e saj jeton në kushte të vështira ekonomike.