Një person është arrestuar në Dibër për tentativë vrasje. Ai është 55-vjeçari Imer Capa. Policia thekson se dibrani tentoi të vriste me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Selishtë.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime” thotë policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.