Tre të miturit që u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në Sarandë janë transportuar për në spitalin e Traumës, në Tiranë.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Stjar-Bajkaj.
Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar 41-vjeçari Orest Kalo, pronari i mjetit tip “Benz” me të cilin qarkullonin 3 të miturit që u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj, si dhe babai i njërit prej adoleshentëve.
Gjithashtu është marrë masa ndjekje në gjendje të lirë për djalin e tij, Orgest Kalo, 14-vjeçarin i cili drejtonte mjetin.
Mësohet se gjendja e tre të rinjve që u transportuan në spitalin e Traumës tani është e qëndrueshme.
U plagosën në aksident në Sarandë, 3 të miturit nisen me urgjencë drejt Traumës