Një 17-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër.
Sipas asaj që raportohet nga policia, i mituri i kishte vjedhur një makinë në Konispol, dhe ishte larguar drejt Gjirokastrës.
I riu me inicialet E.B., banues në fshatin Librazhd është kapur në flagrancë teksa lëvizte në Gjirokastër me makinën e vjedhur.
Gjithnjë sipas asaj që raporton policia, 17-vjeçari ishte në kërkim dhe nga Policia e Elbasanit, si bashkëpunëtor në një vjedhje të kryer në një banesë në Elbasan, më datë 15.11.2023.
Dyshimet e policisë janë se i riu mund të ketë kryer dhe vjedhje të tjera, ndërsa makina e grabitur është sekuestruar.