-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku në Rrugën e Arbrit: Kufizoni qarkullimin, stuhia do të zgjasë deri në…

Kryesoret

Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Rrugën e Arbrit për të parë nga afër punën që po bëhet për mirëmbajtjen e rrugës, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Balluku tha se 110 borëpastruese po operojnë aktualisht në të gjithë vendin, ndërsa në terren ndodhen më shumë se 1100 punonjës.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, dhe apeloi që të qarkullojnë vetëm në raste emergjencash.

“Jemi sot në qarkullim në të gjithë Shqipërinë për shkak të motit të rënduar, kemi kushte të motit atmosdferik të ulët, nga ana tjetër ka pasur stuhi në shumicën e vendit.

Këtu ndodhemi në Xibër, pavarësisht se borëpastrueset janë duke qarkulluar, është e pamundur që të hapet rruga për shkak të stuhisë që po vazhdon.

Ne në rang vendi kemi 110 borëpastruese që qarkullojnë në këto momente. Sipas të dhënave të motit nga Autoriteti i Aviacionit Civil, kjo stuhi do vazhdojë deri në orën 19:00 dhe pastaj do të kemi një qetësim të situatës.

Në qarkun e Dibrës kemi 24 fidera që kanë pësuar avari në këto momente, por presim që të ketë ulje të stuhisë, nuk duam të vëmë njerëzit tanë në rrezik, por do të punohet gjatë gjithës natë për të rikthyer energjinë elektrike.

Do ishte mirë që të evitohej qarkullimi në akset e vendit. Duhet kufizuar lëvizja me automjete deri në përmirësimin e motit.

Vetëm në raste emergjente, nëse nuk keni, qëndroni n ë shtëpi, nuk është ky momenti për të qarkulluar. Duhet kujdes, edhe durim,” thotë Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit