Karabinierët e Folignos në Itali kanë nisur hetimin ndaj një 55-vjeçari Italian i cili ka plagosur një 30 vjeçar shqiptar.
Sipas karabinierëve, i plagosuri dhe sulmuesi ishin takuar në një lokal dhe rrugës për në shtëpi kishin nisur të debatonin dhe ofendoheshin me njëri-tjetrin.
Më pas 55-vjeçari Italian e kishte qëlluar shqiptarin me grusht në fytyrë duke e bërë atë të bjerë përtokë.
Më tej, pasi kishte hyrë në shtëpi, ka marrë një thikë kuzhine dhe ka tentuar të godasë shqiptarin.
30-vjeçari ka arritur të bllokojë goditjen me dorën e majtë, duke i shkaktuar prerjen, më pas është ngritur dhe është dërguar në spital nga të afërmit e tij.