Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat nga Vlora.
Kurti tha se kjo është dita e bashkimit për të gjithë shqiptarët.
“Gëzuar të gjithëve 28 nëntorin, festën e bashkimit! Flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria”, tha Albin Kurti shkurt për mediat.
Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të flasë për mediat.
Të pranishëm në homazhet e Vlorës ishte dhe Presidenti Barjam Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.