-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu: Lavrov akuzoi NATO-n për ndërhyrjen ndaj Serbisë, Hasani nuk foli

Kryesoret

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut u zhvilluan sot punimet e samiti të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Pjesëmarrës në këto punime ishin përfaqësues të lartë të diplomacisë ndërkombëtare dhe ministra të jashtëm.

Surprizuese u konsiderua prania e ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov i cili në një pjesë të fjalës së tij në samit u shpreh se:

“Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pa maskuar kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së,” duke nënkuptuar bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë.

Lidhur me këtë moment të samitit ka reaguar në rrjetet sociale deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu i cili kritikon, sipas tij, mos reagimin e ministrit të brenshëm të vendit tonë, Igli Hasanit, ndaj kësaj deklarate të Lavrov.

Gafë e rëndë politike e pa përgjegjshmërie kjo, në Samitin e OSBE, Shkup, e Ministrit tonë të Jashtëm!

Edhe kur Lavrov akuzonte ndërhyrjen e NATO ne Kosove e Pavarësinë e saj, si shkakun e “shkatërrimit” te OSBE, Ministri i ynë nuk lëvizi nga vendi i tij.

Ai i pari duhej të largohej në shenjë proteste!

Dhe këtë duhej ta bënte publike me një prononcim të qartë.

Ndërsa akoma vazhdon të heshte….

Ndërkaq Ministra si i Polonise, Çekisë, Rumanisë, Bullgarisë etj u larguan nga salla.

Publikisht kjo!

Blinken, Borrell, ministrat e vendeve Balltike, Greqisë, Britanisë, Ukrainës etj e “lanë bosh” që herët atë Samit, sepse merrte pjesë Lavrov.

Ndërsa Ministri i ynë i dëgjonte aty brenda akuzat per çlirimin e Kosovës!

Dhe deri më tashti nuk ka bërë asnjë prononcim!

Ai nuk mund të heshtë më tej, i duhet të skjarojë pozicionin e tij e të Qeverisë përballë kësaj gafe të rëndë!

Në fakt duhej të jepte dorëheqjen,” ka shkruar Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit