Gjatë homazheve për nder të aktorit të njohur Mirush Kabashi, aktori Luftar Paja e konsideron si një figurë shumëdimensionale.
“Do ta mbaj mend si një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm. Si një njeri i qeshur dhe i miqësisë dhe do të më kujtohet nëpërmjet veprave që ka lënë.
Veprat e Mirush Kabashit janë të shumta dhe cilësore. Unë kam pasur rastet që kam punuar në koncertet e vitit të ri dhe do ta kujtoj për aftësinë e komunikimit, për talentin e tij. Çfarë mund t’i kujtosh më para Mirushit i cili siç kishte emrin rrezatonte mirësi,” tha ai.
Ndërsa Zhani Ciko tregoi bashkëpunimet me Kabashin dhe kur ky i fundit interpretoi për herë të parë në një koncert rolin ‘Sokrati’.
“Mirushi mendonte për rolet e tij, jetonte për to. Një ditë Mirushi më afrohet dhe më thotë; kam përgatituri rolin që do të jetë më i rëndësishmi në karrierën time. Unë i thash; ty nuk të thuhet jo se ti nderon skenën. Kur bëjmë ne koncertin, skena do të jetë e jotja. U habitëm se ishte veshur me një veshje të veçantë dhe doli e interpretoi ‘Sokratin’ e tij për herë të parë. Mua më ngjalli sadisfaksion,” tha Ciko./BalkanWeb
U nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, homazhe në nder të Mirush Kabashit