-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia në fushatë, Brnabiç: Kosova pjesë e jona

Kryesoret

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e cila i përket Partisë Progresive Serbe, deklaroi gjatë fushatës elektorale se ruajtja e Kosovës si pjesë e Serbisë është pika e parë në listën e planit 10-pikësh të Partisë Progresive Serbe.

“Plani 10-pikësh është premtimi ynë- çfarë ende duam të bëjmë deri në vitin 2027 në 10 pika. Nga pika e parë dhe ruajtja e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, tha Brnabiç.

Ajo shtoi se në krye të listës është drejtimi i një politike të jashtme të pavarur, e udhëhequr nga një Serbi e pavarur, e cila e vetme vendos për të ardhmen e saj.

“Kështu ka qenë deri në vitin 2012, gjithçka ka ndryshuar. Nga viti 2012 duam që populli i Serbisë të vendosë dhe të pajtohemi me popullin tonë, e jo me disa zyrtarë të tjerë të huaj dhe njerëz të fuqishëm,” tha Brnabiç.

Brnabiç gjithashtu tha se një nga pikat e planit është neutraliteti ushtarak.

“Ruajtja e neutralitetit tonë ushtarak, forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve tona të sigurisë, i ushtrisë sonë, por edhe i të gjitha shërbimeve të sigurisë,” tha Brnabiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit