-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kjo Shqipëri thyen këdo”, Kukeli: Silvinjo ka sjellë energji pozitive, kalimi i grupit nuk është…

Kryesoret

Tashmë 39 vjeç dhe i tërhequr nga futbolli më 1 korrik 2021, Burim Kukeli, një nga “regjisorët” e mesfushës në Europianin e 2016-s në Francë dhe tani ndihmëstrajner te Grasshopers, është kthyer të flasë në një intervistë për “Panorama Sport”.

Kukeli jep mendimet e tij në lidhje me kualifikimin e Shqipërisë për herë të dytë në Europian, teksa ngacmohet edhe se cila biletë për në Euro ishte më e lehtë për tu prerë, kjo apo ajo e kohës së tij. Ai gjithashtu ka një koment edhe për shortin, Amir Abrashin, të cilin e ka si lojtar te ekipi zviceran, si dhe për mesfushën aktuale të Shqipërisë.

Burim, është më e vështirë të jesh lojtar apo trajner?

Mendoj se si lojtar, ashtu edhe si trajner kanë vështirësitë e veta. Si lojtar duhesh të jesh shumë i përgatitur fizikisht, por edhe mendërisht. Ndërsa kur vjen puna si trajner, je më shumë i ngarkuar psikologjikisht.

Si ju është dukur Kombëtarja me Silvinjon?

Mendoj se trajneri ka bëre një punë të mrekullushme dhe Kombëtarja ka rezultate të merituara. Kombëtarja ka qenë në të gjitha ndeshjet shumë kompakte në fazën mbrojtëse dhe në kundërsulm shumë efikas. Vërehet solidariteti i ekipit dhe fokusi i tyre i përbashkët për fitore.

Përveç frymës së grupit që është krijuar, çfarë ka sjellë tjetër sipas jush, trajneri i ri në këtë ekip?

Duhet të them se edhe kur ishte Eduardo Reja ka qenë një frymë e mirë te Kombëtarja, por Silvinjo ka krijuar një grup me një mentalitet shumë të mirë dhe fitues. Normalisht që në situata të vështira tregohet shpirti i ekipit dhe Kombëtarja po tregon me të vërtetë harmoni të mirë në ekip dhe energji pozitive./Panorama Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit