Një aksident i rëndë ndodhi në Portrogruaro ku humbën jetë 3 të rinj nga mosha 20 deri në 22 vjeç.
Brenda makinës u gjetën 2 djem dhe një vajzë: Altin Hoti, 22 vjeç, Egli Gjeci 20 vjeç të cilët ishin me orgjinë kosovare si dhe e dashura e Altinit, Xhulia Di Tillio, italiane 21 vjeç.
Për të treguar ëndrrat dhe pasionet e tre miqve, në rrjetet sociale mbeten kujtimet e atyre që i njohën dhe imazhet që postuan në Instagram. Ndër postimet e Altinit, kishte shumë foto dhe me Xhulian, buzëqeshjet dhe momentet e qetësimit me të dashurën e tij. Xhulia po mbaronte universitetin e ekonomisë këtë vit.
Altinit i kishte vdekur një vit më parë dhe vëllai i tij në të njëjtin vend ku ai humbi jetën dje.
“Mezi pres të të ritakoj vëllai im”! Mallkimi i familjes Hoti, humbi dy djemtë në aksident