-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Ligjet e BE-së do i përkthejmë me “ChatGPT”

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është gati për hapjen e kapitujve të negociatave. Vendimi do të merret në 13 Dhjetor nëse Greqia nuk do të vendosë veton që ka paralajmëruar deri tani. Por Edi Rama kishte një risi. Ai tha se procesi i përafrimit të ligjeve, përkthimi i legjislacionit do të bëhet përmes ChatGPT dhe për këtë tregoi bisedën me krijuesen, vajzën shqiptare nga Vlora, Mira Murati.

Askush nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e vlonjates Mira Murati kur i mahniti të gjithë me krijimin e ChatGPT. E kërkoj Mira Muratin, i ndrojtur. Dhe ajo më jep një takim telefonik. Unë e pyes nëse është e mundur që në vend se ne, të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe batalion me juristë dhe të shpenzojmë dhjetëra miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së, ta bëjmë përmes ChatGPT.

Ajo e dëgjoi dhe më tha “po, më duket e mundur”. Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët të krijuar me AKSHIN. Sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel kur të mbarojë mbledhja bashkë me dilemën greke, do ua lë si kartolinë të gjithë liderëve të BE-së rezultatin e testit të modelit shqiptar të inteligjencës të modelit tonë, të 280 mijë faqeve të masave ligjore të BE-së.

Dhe modeli ynë nuk bën thjeshtë përkthim por edhe një sërë shërbimesh të tjera, por në thelb na mundëson një qërim farmaceutik duke na ekspozuar të gjitha vargmalet e mbivendosjeve të kalimit të ligjeve dhe vendimeve të mëparshme. Do të na duheshin dhjetëra ekspertë ndërkombëtarë. Asnjë cic-mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor për interesa politike nuk e vonon integrimin e Shqipërisë dhe përafrimit të legjislacionit” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit