-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria amerikane anashkalon miratimin e Kongresit për t’i shitur Izraelit predha për tanket

Kryesoret

Administrata e Presidentit Biden ka përdorur një masë urgjente për të bërë të mundur që Izraelit t’i shiten rreth 14 mijë predha tankesh, pa iu nënshtruar një procesi rishikimi nga ana e Kongresit, tha Pentagoni të shtunën.

Departamenti i Shtetit përdori të premten një masë urgjente të bazuar në një ligj për eksportin e armëve për shitjen e predhave të tankeve që kapin vlerën prej 106.5 milionë dollarë, të cila do dërgohen në mënyrë të menjëhershme në Izrael, tha Pentagoni përmes një deklarate.

Predhat janë pjesë e një pakete më të madhe, për të cilën administrata e Presidentit Biden po kërkon miratimin nga Kongresi, një zhvillim që u njoftua për herë të parë nga agjencia e lajmeve Reuters.

Paketa ka një vlerë prej më shumë se 500 milionë dollarësh dhe përfshin 45 mijë predha për tanket izraelite të tipit Merkava, që përdoren rregullisht në ofensivën e Izraelit në Gazë, që ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve.

Ndërsa luftimet intensifikohen, mënyra se si po përdoren armatimet amerikane dhe në cilën zone të konfliktit, po vëzhgohen me kujdes, edhe pse zyrtarët amerikanë janë shprehur se nuk kanë plane për të vendosur kushte për ndihmën ushtarake ndaj Izraelit apo për të mos lëvruar ndonjë pjesë të saj.

Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim mbi shitjen e predhave, duke thënë se akti bie ndesh me përpjekjet e Uashingtonit për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për të ulur numrin e viktimave civile.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha të shtunën se Uashingtoni vazhdon të ketë një komunikim të qartë me qeverinë izraelite lidhur me respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të shmangur lëndimin e civilëve./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit