Një sherr për për motive të dobëta, ka pasur me plagosjen me armë zjarri të 33-vjeçarit Igli Hoti dhe me dëmtimin me mjete të forta një personi tjetër me inicialet A. Q.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, në Korçë.
I palgosuri dhe i dëmtuari janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.
Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.