-sidi education-spot_img
19.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi thirrje Ramës: Plotëso 3 kushtet, të votojmë heqjen e imunitetit të Berishës

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi sot se në parim, ashtu sikur tha Sali Berisha është pro votimit të kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin. Por a do ta votojnë në parlament? Bardhi i kërkoi Edi Ramës të pranojë tre kushtet e opozitës nëse do që seanca për votimin e heqjes së imunitetit të jetë normale, në të kundërt premtoi skenarin që kemi parë deri tani, kaos.

Ne jemi njohur përmes medias për letrën e SPAK-ut. Lajmi i mirë që SPAK-u e di adresën e Kuvendit të Shqipërisë. Për t’i kufizuar apo hequr lirinë një deputeti duhet marrë autorizim nga kuvendi. Për cdo masë që i heq lirinë një deputeti duhet t’i drejtohet kësaj godine që Kushtetuta i ka njohur pushtetin për të adresuar cdo masë ndaj një deputeti.

Votimi, qëndrimi jonë dhe i zotit Berisha ka qenë pro, nëse është pro në përputhje me Kushtetutën. Unë e ftoj Ramën të përmbushë kërkesat për t’u rikthyer në një seancë normale. Të përmbushë tre kërkesat dhe ne rikthehemi në normalitet dhe marrim pjesë edhe në votim. Në rast të kundërt as një cështje nuk do të devijojë opozitën nga aksioni në parlament, do ta çojmë deri në fund” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit