-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kur mund të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës?

Kryesoret

Ministrat e Bashkimit Evropian janë duke diskutuar të martën në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, për paketën e zgjerimit të bllokut evropian.

Pritet që më vonë gjatë ditës në këtë takim të miratohen edhe konkluzionet, ndonëse ka pasur paralajmërime se ato nuk do të kalojnë, pasi Hungaria ka paralajmëruar se do t’i bllokojë me veto.

Por, në versionet e fundit të draftit të konkluzioneve janë hequr rekomandimet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, dhe i është lënë Këshillit Evropian, i cili takohet të enjten dhe të premten, që të vendosë për një hap të tillë.

Hungaria ka kërkuar që ky vendim për Ukrainën të hiqet tërësisht nga rendi i ditës, pasi nuk ka konsensus mes vendeve anëtare, ndonëse të 26 vendet tjera anëtare janë të gatshme të marrin një vendim të tillë.

Në konkluzionet e përgatitura për takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, BE-ja do të përsërisë përkushtimin për zgjerim, si një proces gjeostrategjik të rëndësishëm për forcimin e paqes në Evropë.

Ajo do t’iu bëjë ftesë të gjitha vendeve të përfshira në këtë proces që të vazhdojnë procesin e reformave të nevojshme për të përparuar në këtë proces, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit.

Pjesa për Kosovën

Në pjesën e konkluzioneve, ku flitet për Kosovën, Këshilli i BE-së do të ftojë Kosovën që të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërkohë që mirëpret hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që do të nisë më 1 janar të vitit të ardhshëm./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit