Deputeti turk Hasan Bitmez pësoi një sulm në zemër ndërsa fliste në Asamblenë Kombëtare, gjatë debatit të planifikuar për buxhetin për vitin e ardhshëm.
Pasi mori fjalën në emër të partisë së tij, Hassan Bitmez kritikoi ashpër sulmet e Izraelit në Gaza. Në përfundim të fjalimit të tij 22-minutësh, Bitmez tha: “Ju falënderoj të gjithëve me respekt” dhe u rrëzua, duke goditur kokën në shkallët prej mermeri prapa podiumit. Deputetët shkuan menjëherë pranë tij, për të parë se çfarë ka ndodhur.
Ai ndodhet i shtruar në spital në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Dy zëvendës mjekë punuan për zemrën e tij për rreth 10 minuta. Më pas ai u transportua me ambulancë, duke vazhduar të merrte masazhe ndërsa ishte në barelë. Ai është trajtuar në spital, ndërsa është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë bëri të ditur se Hasan Bitmez ka pësuar infarkt dhe po trajtohet në reanimacion, ndërsa gjendja e tij është jashtëzakonisht kritike dhe e rëndë. Kryetari i Asamblesë Kombëtare ka shkuar me urgjencë në spital, si dhe kryetari i partisë së Bitmezit dhe kolegët e tjerë.
🚨 Turkish Parliamentarian Suffers Heart Attack after Condemning Israel’s War on Gaza
Hasan Bitmez, a member of the Grand National Assembly, collapsed after delivering his speech, his last words to MPs, “You will not escape the wrath of Allah. I salute you all.”
Bitmez is… pic.twitter.com/zD9xJV5Bi3
— War Watch (@WarWatchs) December 12, 2023









