Prokuroria e Posaçme i dërgoi sot kërkesë Kuvendit për t’i hequr imunitetin ish-kryeministrit Berisha, i cili është nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Fillimisht duhet që Kuvendi të shprehet për Berishën dhe nëse autorizohet SPAK, atëherë shtrëngohet masa e sigurisë dhe Berisha duhet të qëndrojë në arrest shtëpie.
Por çfarë do të ndodhë tani? Si do të reagojë Sali Berisha, a do të ketë rezistencë nga ish-kryeministri? Dhe çfarë do të ndodhë tani me Partinë Demokratike? “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me gazetarin Ylli Pata për kërkesën e fundit të SPAK-ut për shtrëngimin e masës së sigurisë për Sali Berishën.









