Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku një autobus linje ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore.
Si pasojë e ngjarjes, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka sjellë edhe ndërprerjen e përkohshme të punimeve në Kuvend, pasi kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi një pushim prej pesë minutash, kërkesë e cila u pranua nga Kuvendi.









