-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Fëmijët me aftësi të kufizuar, vështirësi në përfshirjen sociale

Kryesoret

Në shkollën speciale për fëmijët me aftësi të kufizuar në Shkodër, nxënësit dhe prindërit po bëjnë përgatitjet e fundit për festat e fundvitit. Bashkë me to është edhe Rexhina, nëna e një djali 16 vjeçar me aftësi të kufizuar. Ajo thotë se çdo ditë është shumë e vështirë për një nënë me fëmijë me aftësi të kufizuar.

“Duhet me qenë një prind shumë i fortë për të duru gjithçka, sepse është gjë e Zotit dhe atë që na ka kriju Zoti duhet ta përballojmë . Unë jam shumë krenare për djalin që kam. Falë Zotit që ushqehet vetë, ecë vetë. Por duhet që ne si prindër të jemi sa më të fortë dhe sa më të durueshëm”.

Fëmijët me aftësi të kufizuar jo gjithmonë mbështeten nga komuniteti dhe institucionet, ndërsa nënat e tyre shpesh shikohen ndryshe nga të tjerat, thotë Rexhina, e cila shprehet se, krahas mbështetjes që marrin në familje, është e nevojshme që fëmijët me aftësi të kufizuar të ndjehen të vlerësuar edhe në komunitet.

“Një fëmijë që është me probleme atij duhet t’i japësh shumë mbështetje, shumë dashuri, sepse ai ndjen kënaqësi. Por unë nuk e kam shumë problem, sepse mua ai do të më ketë gjithë jetën. Edhe vëllain e vet, babën, gjyshat dhe familjarët e mi”.

Rexhina ndjehet e kënaqur me ecurinë e djalit të saj në shkollën speciale, por apelon që në Shkodër të ketë edhe një shkollë të mesme për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Në Shqipëri janë rreth 165 mijë persona me aftësi të kufizuar, një pjesë e të cilëve fëmijë. Në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Korçë funksionojnë 6 shkolla speciale. Vetëm në shkollën speciale “3 Dhjetori” për fëmijët me aftësi të kufizuar në Shkodër mësojnë 72 fëmijë, thotë drejtoresha Enkeleida Mataj./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit