-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-ministri i Vuçiçit: Njerëzit e Moskës po veprojnë në Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi

Kryesoret

Në një intervistën për BILD, ish-ministri serb Rade Basta paralajmëroi mbi atë që quhet si ndikimi rus në Ballkan, e veçanërisht në Serbi.

“Gjermania dhe BE-ja duhet të jenë të sinqertë dhe të pranojnë se edhe Moska është ulur në tryezën e bisedimeve me Vuçiçin. Ai po mashtron BE-në. Udhëheqja ruse dhe mafia e saj e kanë Ballkanin nën kontroll, po rrezikojnë stabilitetin në fuçinë e barutit të Ballkanit dhe synojnë në mënyrë eksplicite të destabilizojnë Bashkimin Evropian.”

Ndërsa fliste për integrimin e Serbisë në BE, Basta thotë se në Beograd nuk ka vullnet.

“Thjesht nuk ka vullnet në Beograd për të ecur në përputhje me politikat dhe standardet evropiane kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. As afër. Brukseli dhe Berlini më në fund duhet ta pyesin veten seriozisht me kë kanë negociuar në Beograd prej vitesh, kryesisht pa rezultate. Aleksandër Vuçiç dhe, mbi të gjitha, njerëzit përreth tij po shikojnë nga Moska,” thotë ai.

“Në fund të fundit, për ne në Serbi, por edhe për fqinjët tanë në Ballkan, gjithçka varet nga ajo që Berlini dhe Brukseli duan dhe janë të përgatitur të zbatojnë. Dëshironi një Ballkan demokratik apo dëshironi të vazhdoni të shikoni të gjithë rajonin të degjenerohet në një koloni mafioze ruse,” pyet Basta.

“Për momentin, politika e tyre e verbër në Ballkan po siguron që Moska po fiton. Njerëzit e Moskës po veprojnë në Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.

BE duhet të marrë në konsideratë pranimin e shpejtë të Ballkanit në BE për të kundërshtuar ndikimin keqdashës të Rusisë. Gjermania në veçanti, si fuqia më e fortë në BE, duhet ta ketë pranuar prej kohësh se ka të bëjë me një forcë mafioze nga Moska,” thotë ai.

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit