-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vojvoda: Kemi 20 lojtarë cilësorë, mund të kualifikohemi në një ngjarje të madhe

Kryesoret

Mërgim Vojvoda të dielën ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë”. Vojvoda i cili luan si mbrojtës krahu tek Torino, këtë fundjavë zhvilloi paraqitjen e 100-të me klubin “ Granata” ku diskutoi lidhur me këtë moment individual, qëllimet që Torino ka për këtë edicion si dhe gjithashtu për përfaqësuesen e Kosovës dhe se kush duhet të jetë drejtuesi i ardhshëm sipas tij.

Keni arritur shifrën e 100 paraqitjeve për Torino, si e keni përjetuar këtë moment?
“Është krenari, kur kam ardhur fillimi nuk ka qenë i lehtë, mendoj se nuk është diçka e vogël dhe jam shumë krenar, gjithmonë kam pasur dëshirë të kem një fanellë me numrin 100 për të simbolizuar paraqitjet e mia për një skuadër.“

Torino po kalon një moment të vështirë, a është qëllimi juaj kualifikimi në Europë?
“Ai është qëllimi kryesor shpresoj që të jemi edhe më lartë të arrijmë Europën, Duvan Zapata na ka ndihmuar shumë që nga kur erdhi nga Atalanta.”

Çfarë ndryshime prisni tek Kosova, çfarë mendoni se duhet të jetë hapi i ardhshëm për përfaqësuesen?
“Ne presim që të ketë ndryshime dhe ne e dimë kualitetin që kemi, ne kemi kualitetin që të kualifikohemi por kemi parë që vetëm talenti nuk mjafton për tu kualifikuar, ne duhet të mësojmë nga përfaqësuese si Maroku. Ne kemi më shumë se vetëm 11 lojtarë të cilët mund të na ndihmojnë që ndoshta të kualifikohemi për kampionatin botëror. Normalisht, do të thotë shumë trajneri se kush do të jetë, por mendoj sa duhet struktura dhe disiplina e skajshme. Ne kemi shumë cilësi brenda grupit, ngase nuk jemi vetëm 11 lojtarë por 20 super lojtarë.”/Super Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit