-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në burgun e Peqinit/ Arma dyshohet se u fut përmes skanerit të…

Kryesoret

Skaneri për kontrollin e çdo personi që futet brenda burgut të Peqinit, burg i sigurisë së lartë, ekziston vetëm në hyrje të burgut dhe në asnjë ambient tjetër. Në ambiente të tjera, dalja nga qelia për në ajrim etj, bëhet përmes kontrollit fizik të të burgosurve nga gardianët.

Thuhet se arma mund të jetë futur në ambientet e burgut të Peqinit përmes skanerit ku kalojnë ushqimet (i njëjti skaner si ai i çantave në aeroport – për ilustrim).

Ky skaner nuk ka punuar dhe është rregulluar vetëm ditët e fundit thonë të njëjtat burime. Bashkë me skanerin nuk kanë punuar as një pjesë e kamerave të sigurisë – shtojnë burimet.

Përveç misterit se kush e futi armën, për të cilën edhe Mjacaj është duke u marrë në pyetje me shpresën që ai të kthehet i penduar i drejtësisë thonë burimet akuza që ngrihet ndaj policëve të shërbimit të arrestuar, është mungesa e kontrollit fizik të Mjacajt që nëse do të ishte bërë do të kishte konstatuar armën që sipas prokurorisë ai e ka mbajtur me vete jo vetëm në qeli, por edhe në ajrosje apo ambiente të përbashkëta të burgut.

Pra, ndaj Mjacaj ka pasur zero kontrolle fizike edhe kur ka qenë në 41 bis (para vrasjes), edhe kur është transferuar në godinën B të burgut, edhe kur ka dalë në ajrim apo kur është futur në qeli.

Burime konfidenciale dhe të pakonfirmuara zyrtarisht, thonë se Mjacaj ka qenë në një tjetër godinë, atë A, dhe ka bërë shumë kërkesa për tu transferuar në godinën B, i njëjti sektor ku qëndronte edhe Arben Lleshi, të cilin sipas hetuesve ka dyshime të forta se e ka vrarë me pagesë në shenjë hakmarrjeje për djegien të gjallë në makinë të Agim Hoxhës në Angli në vitin 2012.

Transferimi ishte i domosdoshëm pasi godinat e ndryshme brenda burgut të Peqinit (A dhe B) nuk kanë ambiente të njëjta ajrimi.

Ditën e ngjarjes Mjacaj ka dalë nga qelia e tij në ajrim,  me armën me vete siç kishte bërë 20 ditët e fundit, saç është dhe koha që hetuesit kanë krijuar bindjen se arma është futur në burg.

Pasi ka studiuar terrenin, e mbi të gjitha pasi ka mësuar se do të izolohej në regjimin 41 bis, Mjacaj – thonë burimet – ka përshpejtuar planin e vrasjes.

Në ajrim, i është afruar dritares së qelisë së Arben Lleshit, në katin e parë të godinës, i cili ndodhej në qeli pasi oraret e ajrimit janë me grupe të dënuarish, nuk dalin të gjithë njëkohësisht.

E ka përshëndetur, Lleshi i është afruar dhe e ka goditur me armë, pa pasur mundësi që t’i shmanget plumbave. Një plumb aksidental kapi në këmbë shokun e qelisë së Lleshit, gjithashtu i dënuar përjetë, Indrit Shaqja./Shqiptarja.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit