Ditën e sotme në orën 12:00 mblidhet Këshilli i Mandateve që pritet të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në të njëjtën orë pritet që opozita të jetë në mosbindje civile para Kryesisë së Kuvendit. Ish-kryeministri Sali Berisha doli në një deklaratë për shtyp para protestës.
Ai bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në atë mbledhje, që sipas tij poshtëron Kuvendin.