Arben Kraja, prokurori i SPAK-ut deklaroi se kërkon arrestimin e Sali Berishës për shkak se ish-kryeministri ka refuzuar që të njohë vendimet e drejtësisë, gjykatës për t’u paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore.
“Këtu nuk ka asnjë veprim politik dhe nuk do të ketë asnjë ndikim politik. Cdo kërkesë e kemi bërë bazuar tek provat në dosje, që jemi të bindur. Gjykata deri tani na ka dhënë të drejtë. Duhet të dukemi që nuk jemi të njëanshëm. Ne kemi kompetencë që të hetojmë kryesisht edhe funksionarët e lartë shtetërorë.
Nuk mund të jemi në dukje të paanshëm. E përgjithshme kjo. Kur prokurori ka një kallëzim duhet të fillojë hetimin. Në dukje mund të duket se i tha ky apo ai. Ne nuk i ndalojmë dot fjalët. Unë jam akuzuar, në dukje, se punoj në llogari të krahut tjetër se po hetoj ata që janë në pushtet. Por të jeni të bindur se nuk ka asgjë politike.
Nuk jam marrë me politikë dhe nuk do të bëhem kurrë politikan. Nuk ka asnjë ndikim të jashtëm. Ne kemi bindjen. Jemi këtu sepse Sali Berisha refuzoi që të zbatonte vendimet e gjykatës. Kjo e sotmja ishte hera e katërt që Sali Berisha ka refuzuar që të paraqitet. Refuzimi në mënyrë të hapur për të njohur institucionet e drejtësisë” tha ai.