Nuk ka mbetur shumë kohë deri në ditën e Krishtlindjes. Në të gjithë Evropën dritat e festave po ndriçojnë rrugët. Ja disa nga qytetet e zbukuruara më bukur.
Rrugët dhe sheshet e Vjenës janë ndriçuar për sezonin e Krishtlindjes me drita vezulluese duke i dhuruar kryeqytetit austriak atmosferë veçanërisht festive gjatë festave të fundvitit.
Një bredh i madh, i zbukuar në mënyrë festive hijeshon qendrën e Pragës – edhe pse tradicionalisht, pemët nuk zbukurohen deri në mëngjesin e vigjiljes së Krishtlindjeve.
Tregje të ndryshme të Krishtlindjeve mbulojnë qytetin duke ftuar klientët të provojnë për shembull ‘trdelník’, një pastë të mbuluar me sheqer pluhur.
Parku me famë botërore i Kopenhagës “Tivoli Gardens” tërheq vizitorë nga e gjithë bota në çdo kohë të vitit. Megjithatë atmosfera është më speciale rreth Krishtlindjeve, pasi i gjithë parku është i zbukurar për festat dhe i mbushur me drita. Babagjyshi dhe drerët e tij bëjnë gjithashtu një vizitë në tregun e madh të Krishtlindjeve.
Majorka, ishulli më i preferuar mesdhetar për pushuesit gjermanë, mbulohet me shkëlqimin e Krishtlindjeve. Një nga pikat kryesore është pema e Krishtlindjeve 27 metra e lartë përpara Katedrales në Palma. Rreth 4.200 elementë ndriçimi dhe mbi 415 kilometra kordele me drita ndriçojnë kryeqytetin e ishullit
Çdo vit, qindra tezga dhe drita të panumërta e bëjnë Bazelin një nga qytetet më të bukura të Krishtlindjeve në Evropë. Qendra piktoreske e qytetit të vjetër, duke përfshirë ‘Barfüsserplat’, shkëlqen në zbukurimet festive. Shumë tezga të tregut të Krishtlindjeve tërheqin turistët dhe vendasit për të blerë dhurata të bukura.
Rrugicat piktoreske të qendrës historike të Stokholmit, si në Osterlanggatan në lagjen Gamla Stan, ndriçohen nga dekori festiv gjatë mbrëmjeve të ftohta të dimrit rreth Krishtlindjeve./DW
Artikulli i plotë këtu.