-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Migrimi i brendshëm po ‘than’ qarqet, INSTAT: Popullsia iku drejt Tiranës dhe Durrësit

Kryesoret

Shumica e qarqeve të vendit 9 prej 12 gjithsej janë duke vuajtur rënien e popullsisë edhe nga emigrimi i brendshëm, përveç ikjes jashtë vendit dhe rënies së lindjeve.

INSTAT raportoi se në vitin 2022 migrimi brenda Shqipërisë ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative.

Në vitin 2022, në nivel qarku, vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kishin një migrim të brendshëm neto pozitiv (më shumë të ardhur se sa të larguar), respektivisht me 7.366 Tirana, 1.182 Durrësi dhe 239 Vlora (të ardhur më shumë se sa të larguar).

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të gjitha qarqet e tjera ( Berati, Dibra, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kukësi, Lezha, Shkodra,) kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë vitit 2022.

Në veçanti qarqet e Dibrës dhe Elbasanit me -1.822 dhe -1.283 respektivisht.

Një tregues tjetër, koeficienti bruto i migracionit të brendshëm neto tregon ndikimin që ka migracioni i brendshëm në popullsinë e qarqeve të veçanta. Tirana, Durrësi dhe Vlora ishin qarqet e vetme me koeficient bruto të migrimit të brendshëm neto pozitiv, me një shtesë prej 8,0 për Tiranën dhe 4,1 për Durrësin dhe 1,3 për Vlorën (persona për një mijë banorë) respektivisht.

Qarqet e Dibrës dhe Gjirokastrës kishin nivelet më të ulëta të koeficientit bruto të migracionit të brendshëm neto, përkatësisht me -16,9 dhe -12,1 i ndjekur nga qarku i Kukësit me -10.4 (persona për një mijë banorë) respektivisht.

Në vitin 2022, bashkia me migracionin e brendshëm neto më të lartë ishte Tirana, me një vlerë prej 6.004 të ardhur më shumë se sa të larguar, ndërsa bashkia me migracionin e brendshëm neto më të ulët ishte Dibra, me 744 të larguar më shumë se të ardhur./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit