-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Irani ka sulmuar një cisternë me lëndë kimike afër Indisë

Kryesoret

Një dron i lëshuar nga Irani ka goditur një cisternë me lëndë kimike në Oqeanin Indian mëngjesin e së shtunës, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

“Anija motorike, CHEM PLUTO, me flamur të Liberisë, në pronësi japoneze dhe e operuar nga Holanda, u godit rreth orës 10:00, sipas kohës lokale, në Oqeanin Indian, 200 milje detare nga brigjet e Indisë, nga një sulm me dron i kryer nga Irani”, tha një zëdhënës i Pentagonit për agjencinë Reuters.

Incidenti vë në pah tensionet e përshkallëzuara rajonale dhe një rrezik të ri për linjat detare pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – ndaj Izraelit, gjë që ka nxitur luftën.

Qeveria iraniane, por edhe forcat militante aleate të saj në Jemen, publikisht kanë kritikuar operacionin ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës. Si pasojë e sulmit fillestar të Hamasit, në Izrael janë vrarë 1.200 persona, ndërkaq nga luftimet në Gazë janë vrarë mbi 20.000 palestinezë.

Nuk është raportuar për viktima si pasojë e sulmit me dron dhe zjarri i shkaktuar në cisternë është shuar menjëherë. Irani ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit