Dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e Krishtlindjeve në Greqi.
Siç raportojnë mediat helene, aksidenti ka ndodhur rreth orë 05:00 të mëngjesit, ku një makinë e cila po drejtohej nga një 18-vjeçar ka dalë nga rruga dhe mësohet se është përplasur në kolonën ndarëse.
Nga shpejtësia makina është përplasur brutalisht duke marrë përpara një shtyllë elektrike dhe dy kafene.
Përplasja i ka marrë jetën shoferit 18-vjeç si dhe pasagjeres tjetër në makinë, një vajzë 17 vjeçe, gjithashtu janë plagosur dy persona të tjerë në afërsi të vend ngjarjes.