-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet për vrasje në tentativë, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Romës për Elvis Demçen

Kryesoret

Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vjet në gjyqin e trafikantit shqiptar të drogës Elvis Demçe, i akuzuar bashkë me katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, 45-vjeçari i plagosur me armë zjarri në 22 tetor 2020 në Acilia.

Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim me 21-vjet për Daniele Gallarello, 18-vjet për ish-futbollistin Alessandro Corvesi , 35-vjeç dhe 14-vjet për Matteo Costacurta i njohur me nofkën ‘Princi’, ndërsa  8 vite u kërkuan edhe për Marzanin, i akuzuar për zhvatje.

“Është një grup me një profil me kapacitet shumë të lartë kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore,” tha prokurori Palazzi në sallën e gjyqit.

Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik , lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua së bashku me Costacurta dhe Corvesi në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit.

Deshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin ‘Sky-Ecc’ të përfshira në një server në territorin francez ishte thelbësor për hetimet nga karabinierët, të koordinuara nga drejtoria e qarkut antimafia të Romës./ Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit