Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi pasditen e sotme se nuk ka asnjë kërkesë me shkrim të paraqitur nga avokatët e Sali Berishës për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka.
Avokatët dje njoftuan se për të disatën herë depozituan kërkesën që kishte në thelb largimin e gjyqtares. Por në njoftimin për mediat, gjykata thotë se “nuk ka asnjë kërkesë me shkrim për përjashtimin e gjyqtares nga procesi”.
“Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët. Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin” njofton zyra e shtypit e GJKKO.
Kjo do të thotë se afati mbaroi dhe se avokatët nuk mund të kërkojnë më përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Vendimi për Sali Berishën nëse do të do të pranojë kërkesën e SPAK-ut për arrest shtëpie me policë tek dera do të jepet nesër në orën 15:00.