-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polonia: Një raketë ruse hyri në hapësirën tonë ajrore dhe më pas u largua

Kryesoret

Forcat e mbrojtjes së Polonisë njoftuan se një objekt i panjohur hyri në hapësirën ajrore të vendit të premten në mëngjes nga drejtimi i Ukrainës dhe pastaj u zhduk nga radarët. Sipas tyre, të gjitha shenjat flasin se bëhet fjalë për një raketë ruse.

“Të gjitha shenjat tregojnë se një raketë ruse ndërhyri në hapësirën ajrore të Polonisë. E kemi vëzhguar në radarë dhe pastaj u largua nga hapësira ajrore. E kemi të konfirmuar në radarë dhe nga aleatët” e NATO-s, tha Shefi i mbrojtjes së Polonisë, Gjenerali Wieslaw Kukula.

Forcat e mbrojtjes së Polonisë njoftuan se objekti depërtoi rreth 40 kilometra në hapësirën ajrore polake dhe u largua pas më pak se tre minutash. Forcat e mbrojtjes thanë se radari i tyre dhe i NATO-s konfirmuan se objekti u largua nga hapësira ajrore e Polonisë.

Gjenerali Kukula tha se po merren hapa për të verifikuar gjetjet dhe për të eliminuar mundësinë e një gabimi teknik. Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar këto zhvillime.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në platformën X se ka biseduar me Presidentin polak për “incidentin me raketë” dhe se NATO ishte vigjilente dhe po vëzhgonte situatën “ndërkohë që përcaktohen faktet.”

Ende nuk është e qartë se ku u zhduk objekti nga radari ose në çfarë drejtimi po shkonte. Trupat ushtarake janë mobilizuar për ta identifikuar dhe gjetur. Për momentin nuk ka raporte për ndonjë shpërthim apo të lënduar.

Guvernatori i krahinës së Lublinit në pjesën lindore të Polonisë Krzysztof Komorski deklaroi për portalin mediatik “Onet” se objekti u paraqit në radarë në afërsi të qytetit Hrubieszow, ku gjendet një kalim kufitar me Ukrainën. Ai tha se nuk kishte informacion se raketa kishte rënë në krahinën e Lublinit.

Kufiri i Polonisë me Ukrainën është gjithashtu kufiri i Bashkimit Evropian dhe NATO-s me Ukrainën./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit