-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në arrest shtëpie, kush do ta drejtojë tani opozitën?

Kryesoret

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për masën e re të kërkuar arrest shtëpie për Sali Berishën. Vendimi u ekzekutua menjëherë nga policia. Me të marrë vendimin e zbardhur oficerët e policisë gjyqësore ia komunikuan në banesë ish-kryeministrit.

Por çfarë do të ndodhë tani me opozitën, kush do ta drejtojë?

Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë se edhe nga thellësia e cdo qelie por edhe nga Hëna do ta drejtojë opozitën. Por realisht në këto kushte çfarë do të ndodhë me opozitën? Janë disa skenarët.

Së pari Berisha mund t’i japë urdhrat përmes personave të tjerë. Ligji e detyron që të mos flasë me askënd veç bashkëshortes, Liri Berisha.

Por kush do t’i vendosë në zbatim?

Drejtimi i partisë mund të bëhet në mënyrë kolegjiale si në rastin e Fatos Nanos shumë vite më parë. Pjesë e këtij grupi mund të jetë Flamur Noka, Luçiano Boçi, por ndoshta edhe kryetari i grupit Gazment Bardhi.

Strukturat mund të drejtohen edhe me vendimet e Kryesisë së Partisë. Sot dy personat e parë që reaguan ishin Flamur Noka dhe Luçiano Boçi. Gazment Bardhi ende nuk ka reaguar. As aleati i tij kryesor, Ilir Meta.

Berisha hap derën, futen oficerët, avokati rrëfen çfarë ndodhi brenda

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit