-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do të publikonte një klip me skena lufte, pse hoqi dorë Dua Lipa?

Kryesoret

Dua Lipa thuhet se ka tërhequr mbrapsht publikimin e një klipi të saj, për të treguar ndjeshmëri ndaj luftës Izrael-Hamas.

Këngëtarja besohet se ka xhiruar videoklipin para sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe ishte pjesë e përgatitjeve për albumin e saj të tretë studio.

Megjithatë, thuhet se tani ajo ka tërhequr mbrapa publikimin e videoklipit, i cili përmbante skena me shpërthime dhe turma që luftojnë, pas takimeve emergjente, shkruan DailyMail.

Dua mendon se do të ishte “e pa ndjeshme” që klipi të lansohej tani pas shpërthimit të luftës Izrael-Hamas. Një burim pranë saj i ka thënë tabloidit britanik The Sun: “Një klip u xhirua për albumin e ardhshëm të Dua Lipës vitin e kaluar në shtator”.

Kënga misterioze, e cila ende nuk është bërë e ditur, pritet të jetë pjesë e albumit të tretë studio të Duas, i cili do të lançohet vitin e ardhshëm.

 

Vëllai i saj feston ditëlindjen, ja si e uron Dua Lipa…

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit