-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e mbylli në shtëpi, Berisha reagon për herë të parë në Facebook: Nuk dorëzohem!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që e mbylli në arrest shtëpie.

Gjyqtarja Irena Gjoka i ndaloi komunikimin me cdo person veç familjes që jeton, por pak minuta pasi iu komunikua vendimi, Sali Berisha ka bërë postimin e parë në rrjetet sociale.

Në Facebook, lideri i opozitës thotë se me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk “do mund të më ndajë dot nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen”.

Por a do të konsiderohet reagimi në rrjetet sociale si thyerje e masës së vendosur? Avokatët në këtë pikë janë të ndarë. Një pjesë e tyre deklarojnë se nuk ka specifikime në ligj që e ndalojnë këtë gjë.

Gjithsesi vulën nëse ligji parashikon apo jo që kjo masë ndalon komunikimin elektronik të tij do ta vendosë drejtësia në vijim. Deri atëherë Berisha ka një thirrje për të gjithë.

“Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton “O SOT  O KURRË” betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit