-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I moshuari zhduket pa “nam e nishan”! Pas festës burri rreh gruan, nipi xhaxhanë

Kryesoret

Një e moshuar është gjetur nga policia në Fier dhe është dorëzuar pranë familjes, ndërsa një tjetër është denoncuar i zhdukur. Gjithashtu në Fier u arrestua një 44-vjeçar pasi dhunoi gruan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 44 vjeç, banues në fshatin Kallm, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, xhaxhanë e tij.

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi K. M., banues në fshatin Frakull, se është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi S. M., 71 vjeç, i cili sipas deklarimit të shtetasit K. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Ditën e djeshme, është gjetur teksa futej në ujërat e lumit Seman, shtetasja R. Sh., 66 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë nxjerrë 66-vjeçaren, nga ujërat e lumit, e kanë dërguar atë në spital, ku ka marrë asistencë mjekësore, dhe më pas është larguar në banesë” njofton policia.

Makina merr flakë në lëvizje, shoferi del me vrap

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit