-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shteti del në terren! Kontroll për masat kundër zjarrit

Kryesoret

Ministër i Brendshëm Taulant Balla njoftoi sot se prej ditës së nesërme do të dalin në terren për kontroll zyrtarët e shtetit për të inspektuar masat dhe mjetet për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri nisur nga rastet e fundit, si në Lushnje ku u përfshi nga flakët qendra tregtare dhe ekipet e zjarrfikëses kishin mjaft probleme.

“Në ushtrim të kompetencave si Ministër i Brendshëm për orientimin e zbatimit të politikave të veprimtarisë së shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, kam udhëzuar sot një inspektim në shkallë vendi të masave dhe mjeteve për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, njësitë e MZSH-së në çdo bashki, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe inspektoratet e mbrojtjes së territorit në çdo bashki janë udhëzuar sot të kontrollojnë prej nesër dhe në mënyrë periodike masat dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri në çdo objekt, me kritere specifike sipas nivelit të rrezikut” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit