Shteti ende nuk e ka një përgjigje nëse Ervis Martinaj është gjallë apo ka vdekur. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se ka informacione, por që janë sekret dhe që puna vazhdon për zgjidhur enigmën se çfarë ka ndodhur me bosin e lojërave të fatit të zhdukur prej dy vitesh.
“Unë e kam marrë detyrën në 15 Korrik të vitit të kaluar dhe kjo çështje ka qenë një prej çështje të orëve të para. Mbetet një sfidë e pazgjidhur për referimin përfundimtar në gjykatë. Policia bën një punë hetimore dhe prokuroria e çon në gjykatë. Policia ka shumë informacion për këtë çështje.
Por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë dhe mund, angazhim nga policia. Unë nuk do të bëj një informacion të plotë. Kur të kemi një pasqyrë të plotë të të gjithë kësaj çështje, mezi pres të dal përpara jush për të sqaruar publikun. Është një ngjarje e rëndë.
E rëndësishme që ka të bëjë me gjithë këto indikatorë të rëndësishëm të punës së policisë. Drejtori i policisë e di fare mirë këtë gurë peshe të rëndë, sikur është urdhri i kryeministrit dhe po bëmë gjithçka për t’i shkuar në fund, zbardhjes. Janë informacione të klasifikuara sekret dhe ekspozimi i tyre përbën shkelje të ligjit” tha ai.