-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunimi i tre shqiptarëve, reagon ministria e Jashtme: Të rinjtë i kemi në mbrojtje

Kryesoret

Ngjarja e rëndë e ditës së sotme ku 3 shtetas shqiptarë janë dhunuar nga disa persona, po ndiqet nga afër dhe nga Ambasada Shqiptare në Malin e Zi.

Përmes një njoftimi postimi në facebook, ambasada ka bërë me dije se që në momentin e parë që është informuar në lidhje me rastin, ka marrë në mbrojtje të rinjtë dhe po u ofron çdo shërbim të nevojshëm.

“Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.

Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.

Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kryeministri i Malit të Zi: Më vjen shumë keq! Po punohet për kapjen e autorëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit