-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri i Malit të Zi: Më vjen shumë keq! Po punohet për kapjen e autorëve

Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të shtunë në Herceg Nov, ku 3 të rinj shqiptarë u dhunuan pa arsye nga 8 persona me veshje ushtarake.

Përmes një njoftimi postimi në rrjetin social “X, Spajiçka bërë me dije se kjo ngjarje po hetohet dhe se një prej agresorëve është identifikuar.

Në reagimin e tij kreu i qeverisë malazeze shprehu keqardhje dhe theksoi s epo punohet për arrestimin e autorëve.

“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkroi Spajiç.

FOTO/ Kjo është gjendja e 3 shqiptarëve të dhunuar në Malin e Zi, ja detajet si ndodhi ngjarja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit