-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre të rinj me thika dhe pistoleta grabisin qytetarët në Tiranë

Kryesoret

Në orët e vona të natës së mbrëmshme në Tiranë një grup prej 3 të rinjsh është kapur në flagrancë nga policia.

Siç raportohet nga uniformat blu grupi i të rinjve  kërcënonin njerëzit në rrugë me thikë dhe pistoletë imituese dhe i grabisnin.

3 djemtë  përdornin thikë dhe pistoletë që dukej si origjinale( pistoletë çakmak) duke krijuar frikë te qytetarët në rrugë.

Ata vidhnin me dhunë grupe të ndryshme të rinjsh në orët e vona kudo që qarkullonin. Brenda çerek ore kanë grabitur dy grupe një te piramida dhe një te Rogneri, por dyshohet që mund të kenë grabitur edhe të tjerë.

Komisariati nr.2 sapo ka marrë njoftimin i ka arrestuar në flagrancë. Tre të rinjtë të moshave 16-17 vjeç akuzohen për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje e armëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit