-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmenduri në “Meazza”, karton i kuq, gol dhe penallti në shtesë, në fund fiton Interi

Kryesoret

Interi dhe Verona u përballën në mesditën e sotme në stadiumin “Meazza” për të mbyllur fazën e parë të sezonit në Serie A.

Një ndeshje e cila shihte që në start Interin si favorit, por rezultoi totalisht e çmendur.

Verona e nisi mjaft mirë duke kërcënuar që në minutat e para portën kundërshtare, me Sommer që u kthye menjëherë në protagonist.

Për të ndalur vrullin e miqve mendoj Lautaro Martinez duke gjetur avantazhin në minutën e 13-të.

Ndeshja vazhdoj me ritëm dhe bilanc të barabartë nga të dyja skuadrat, dhe barazpesha u vendos në minutën e e 73-të.

Verona aktivizoi Thomas Henry, me sulmuesin francez që pas vetëm një minutë lojë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1.

Një tjetër rezervë e kësaj sfide do të kthehej në protagonist, në minutën e 83-të Inzaghi hodhi në fushë mesfushorin Frattesi, me italianin që gjeti avantazhin në minutat shtesë me gjithë stadiumin që shpërtheu në festë.

Më pas sërish heshtje, Lazoviç ndëshkohet me karton të kuq, por Verona merr një penallti në minutën e 100-të.

Përgjegjësia ra sërish mbi supet e Henry për një dopjetë dhe heroi i të tijëve, por goditja e francezit përfundoj në shtyllë.

Një fitore e vuajtur ndoshta dhe me polemika por në fund Interi shijon postin e kampionit të dimrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit