-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna ndaj tre shqiptarëve, Berisha reagon nga shtëpia: Ka motive etnike nga grupe kriminale

Kryesoret

Në lidhje me rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve në Malin e Zi, ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet se rasti ka motive etnike nga grupe kriminale.

Teksa i uron shërim të shpejtë tre të rinjve, Berisha kërkon që autoritetet e vendit fqinj t’i vendosin para ligjit autorët dhe organizatorët e sulmit.

Postimi i plotë i Berishës:

Një akt kriminal racist i rëndë!

Dhunimi i tre të rinjve shqiptar duket për motive etnike në Malin e Zi nga grupe kriminale dhe me uniformë paramilitare ultranacionaliste, përbën një akt të verbër racizmi primitiv të rëndë dhe të dënueshëm.

Kjo dhunë nuk është një rast i izoluar mbasi vjen pas dhunës shtetërore që policë në pikëkalimi kufitar ushtruan ndaj profesorit të nderuar Petraq Milo. Këto akte të nxitura nga ultranacionalistët e Beogradit vjinë në kundërshtim të hapur me projektet serioze për marrëdhënie miqësore dhe vlerën e këtyre marrëdhënieve midis vendeve fqinje.

Duke i uruar shërim të shpjete viktimave dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe autorët e kësaj dhune shtazore, kërkoj nga autoritetet e vendit fqinj, të cilët kanë arrestuar pesë prej banditëve, t’i vendosin para ligjit, sponsorët, organizatorët dhe autorët e këtij akti të shëmtuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit